Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për rezistencë: Marina jonë, gati të shkaktojë disfata të hidhura

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 15:00 | Bota

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për rezistencë: Marina

"Ashtu si dronët e Ushtrisë Iraniane i godasin si rrufe vrasësit amerikanë dhe sionistë, edhe marina e saj e guximshme është e gatshme t'u shkaktojë disfata të reja të hidhura armiqve të saj". Këtë mesazh përcolli lideri suprem i Iranit Mojtaba Khamenei, i publikuar me rastin e përvjetorit të krijimit të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Në një mesazh në Telegram, Ajatollah Mojtaba Khamenei e cilësoi luftën e fundit si një vazhdim të traditës revolucionare të Iranit dhe u zotua për rezistencë të vazhdueshme.

"Ushtria është si një fëmijë i kombit, e lindur nga zemra e shtëpive të popullit. Ushtria ka arritur një sukses epik duke u përballur me planet e liga të Shteteve të Bashkuara, pasardhësve të tiranit Pahlavi dhe separatistëve që donin një Iran të ndarë. Ushtria e Republikës Islamike të Iranit tani po mbron me guxim tokën, ujërat dhe flamurin që i përkasin asaj. Ushtria iraniane lufton krah për krah me shokët e saj nga forcat e tjera të armatosura, kundër dy ushtrive kryesore të mosbesimit dhe arrogancës. Dhe Ushtria Islamike i ka ekspozuar botës dobësinë dhe poshtërimin e këtyre ushtrive”, u shpreh ai.

Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që kur mori pushtetin nga i ati pas vrasjes së tij në fillim të luftës në shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos