“Djalli rus do të mposhtet”, Ukraina feston Krishtlindjen e para në histori në 25 dhjetor

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 17:20 | Bota

Shumë të krishterë ortodoksë ukrainas po festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, për herë të parë në histori.

Ukraina ka përdorur tradicionalisht kalendarin Julian, i përdorur edhe nga Rusia, ku Krishtlindjet bien më 7 janar. Në një zhvendosje të mëtejshme nga Rusia, tani po shënon Krishtlindjet sipas kalendarit perëndimor ose gregorian, të cilin e përdor në jetën e përditshme.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ndryshoi ligjin në korrik të këtij viti, duke thënë se lejon ukrainasit të braktisin trashëgiminë ruse të kremtimit të Krishtlindjeve në janar. Në një mesazh për festën, ai tha se tashmë populli është më i bashkuar se kurrë më parë.

“Hap pas hapi, ditë pas dite, errësira po venitet dhe në fund ajo të humbasë, e keqja do të mposhtet. Ky është synimi dhe ëndrra jonë e përbashkët. Lutja jonë shkon sot për lirinë, fitoren dhe për Ukrainën tonë, që të vijë një ditë ku të gjithë ne të mblidhemi bashkë në shtëpi në një vit paqeje”, tha presidenti.

Kisha Ortodokse e Ukrainës, një kishë e re e pavarur që ka mbajtur meshën e parë në vitin 2019, ka ndryshuar datën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor. Zyrtarisht u nda nga Kisha Ortodokse e Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes për separatistët në lindje të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos