Rrugëve për Krishtlindje, karvani masiv me emigrantë niset nga Meksika për në SHBA

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 15:49 | Bota

Karvani më i madh i emigrantëve në 18 muaj është nisur në vigjilje të Krishtlindjeve nga Meksika në SHBA.

Rreth 10 mijë njerëz të udhëhequr nga aktivisti meksikan Luis Rey Garcia Villagran u larguan nga kufiri jugor i Meksikës nga qyteti i Tapachula-s për një marsh të gjatë drejt veriut.

Presidenti Joe Biden e tërhoqi të mërkurën Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken larg krizës në Lindjen e Mesme, për t’u takuar me presidentin e Meksikës Andrés Manuel López Obrador. Lajmi vjen në një kohë kur autoritetet në vend numëruan mbi 242 mijë kalime të emigrantëve vetëm gjatë nëntorit.

Të hënën, u regjistrua një rekord njëditor prej 12, 600 hyrjesh ndërsa shumë të tjerë rrezikuan jetën duke kaluar nga Rio Grande në errësirën e natës. 

“Me jemi të varfrit e të varfërve...ata të cilët nuk kanë para të paguajnë për viza apo për të paguar trafikantë”, u shpreh një prej tyre për mediat.

Biden foli me homologun e tij meksikan të enjten, përpara samitit për të diskutuar mënyrat se si mund të menaxhohet “rrymat e paprecedente të emigrimit në hemisferën perëndimore.”

Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së u detyrua që të pezullonte trafikun hekurudhor ndërkufitar në qytetet e Teksasit, Eagle Pass dhe El Paso, pasi emigrantët po hipnin mbi trenat e mallrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos