Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 20:50 | Bota

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e

Donald Trump ka thënë se do të takohet me Presidentin kolumbian në javën e parë të shkurtit.

Sipas mediave të huaja, Presidenti amerikan e përshkroi më parë Gustavo Petron si një "njeri të sëmurë".

Por më pas ai e zbuti retorikën e tij kundër tij ditët e fundit, përpara se të dy të zhvillonin një bisedë telefonike të mërkurën.

Trump tha pas bisedës telefonike me Petron se ai i fundit e kishte ndryshuar retorikën e tij gjatë bisedës me të. Trump e cilësoi telefonatën si një nder të madh për të.

Kujtojmë se pas kapjes së ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga ushtria amerikane, tonet mes Trump dhe Petron u ashpërsuan.

Trump e cilësoi Petron si një trafikant droge që duhet të ketë kujdes që të mos i ndodhë e njëjta gjë si Maduros, ndërsa Presidenti venezuelian e cilësoi si të padrejtë operacionin ushtarak të SHBA-së në Karakas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos