
Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot për në kryeqytetin e vendit.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se sipas një zëdhënësi të Departamentit, ata janë në Karakas për të vlerësuar rifillimin e mundshëm të operacioneve të Ambasadës.
SHBA-të urdhëruan stafin e ambasadës së tyre të largoheshin nga Venezuela në vitin 2019, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se disa ditë më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kreu një operacion ushtarak në Venezuelë, i cili u finalizua me kapjen e Presidentit ne detyrë, Nicolas Maduro. (A2 Televizion)