“Do lejojmë minimumin e nevojshëm”, Netanyahu pas pauzës së luftimeve: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 16:54 | Bota

“Do lejojmë minimumin e nevojshëm”, Netanyahu pas

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e ndihmës humanitare drejt Gazës. Në një deklaratë me video, gjatë një vizite në një bazë ajrore ushtarake, Netanyahu tha se Izraeli do të lejojë hyrjen e “minimumit të nevojshëm” të ndihmave, pavarësisht se luftimet dhe negociatat me Hamasin vazhdojnë.

“Ndihmat janë lejuar gjithmonë të hyjnë në Gaza”, theksoi Netanyahu, duke akuzuar Kombet e Bashkuara për fajësimin e qeverisë së tij për krizën humanitare me të cilën përballen palestinezët, shkruan A2 CNN. Ai shtoi se rrugët e sigurta për kalimin e ndihmave ekzistojnë dhe tashmë janë shpallur zyrtarisht të hapura. “Ka rrugë të sigurta. Kanë qenë gjithmonë, por sot është zyrtare. Nuk ka më justifikime”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit përsëriti se Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona të luftës, deri në fitoren e plotë”, përfundoi Netanyahu.

Deklarata e tij vjen në një moment kur presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit është rritur ndjeshëm, për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza dhe mungesës së progresit në negociatat për armëpushim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos