11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 10:40 | Bota

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA.

Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket duke lënë të paktën njëmbëdhjetë të plagosur, shkruan A2 CNN.

Një i dyshuar u arrestua pas incidentit raportoi policia në rrjetin social ‘X’. Sipas raportimeve të medias, policia tha se i dyshuari ishte një 42-vjeçar nga Miçigani.

Besohet se ai veproi i vetëm. Arma ka të ngjarë të ketë qenë një thikë. Nga sulmi pati gjashtë të plagosur meshkuj dhe pesë femra - tre prej të cilëve aktualisht po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Një spital në qytet konfirmoi në Facebook se njëmbëdhjetë persona po trajtoheshin. Ende nuk ka informacione konkrete në lidhje me një motiv të mundshëm për krimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos