“Do pendoheni për kërcënimet bërthamore”, Putin: Ukraina saboton paqen, Rusia nuk mposhtet nga ju

Nga Xhevahir Qardaku
24 Shkurt 2026, 20:22 | Bota

“Do pendoheni për kërcënimet bërthamore”, Putin:

Vladimir Putin “bëhet i gjallë” në përvjetorin e katërt të luftës që nisi kundër Ukrainas. Presidenti rus pretendoi se Kievi po saboton bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“President i Rusisë: Po flasim për bombardimin e mundshëm të sistemit tonë të gazit poshtë Detit të Zi. Ukraina nuk qetësohet. Ata janë të dëshpëruar që të shkatërrojnë këtë proces diplomatik paqësor. Po përpiqen që të provokojnë një lloj incidenti për të shkatërruar gjithçka që është arritur përmes negociatave”.

Gjatë një fjalimi televiziv, Putin kërcënoi mbarë botën kur komentoi raportimet e pakonfirmuara se disa vende, kryesisht Franca dhe Britania e Madhe, synojnë që t’i japin Ukrainës një lloj arme bërthamore. “Ata e kuptojnë se çfarë mund të sillte kjo”, theksoi shefi i Kremlinit, duke sinjalizuar një luftë botërore nukleare, shkruan A2 CNN.

“President i Rusisë: Ata nuk mund t’i shkaktojnë Rusisë një humbje strategjike. E kërkojnë me dëshpërim, por nuk munden. Ata nuk mund të jetojnë pa e realizuar një gjë të tillë. Janë të fiksuar për të mposhtur Rusinë dhe po kërkojnë çdo metodë”.

Putin akuzoi gjithashtu Ukrainën se, me ndihmën e inteligjencës së Perëndimit, po organizon sulme terroriste në Rusia.

“Vitin e kaluar pati një rritje të numrit të krimeve të natyrës terroriste. Nuk ka asnjë dyshim, ashtu si në vitet e fundit, se shërbimet speciale të Ukrainës dhe kujdestarët e tyre të huaj qëndrojnë pas shumicës së tyre. Në të njëjtën kohë, ka pasur një shtim të sulmeve ndaj infrastrukturës në Rusi, institucioneve sociale dhe qeveritare, si dhe ndërtesave të banimit, duke përdorur raketa dhe dronë”.

Presidenti Putin kërcënoi botën, apo ata që i quajti armiq, se do të pendohen nëse e shtyjnë Rusinë shumë larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos