Hungaria bllokoi sanksionet ruse, liderët e BE në Kiev për 4 vite luftë

Nga Xhevahir Qardaku
24 Shkurt 2026, 13:30 | Bota

Hungaria bllokoi sanksionet ruse, liderët e BE në Kiev për 4 vite

Udhëheqësit e Bashkimit Europian, Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen, kanë mbërritur në Ukrainë për një vizitë për të shënuar 4 vjetorin e luftës së nisur nga Rusia. Ushtria e Putinit ka kryer sulme, pavarësisht njoftimit për udhëtimin e liderëve të Unionit.

“Që kur shpërtheu lufta në Ukrainë, kemi një BE të re. Gjithashtu kemi marrëveshje të plotë për të mbështetur Ukrainën, edhe nëse ndonjëherë nuk është e lehtë të marrësh vendime”, tha Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Ai kritikoi veton e Hungarisë për një kredi që duhej të aprovohej për Ukrainën, gjithashtu pati fjalë të ashpra për bllokimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se gjendet në Kiev për theksuar mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Por kryeministri hungarez reagoi duke kundërshtuar me forcë kërkesën e Ukrainës që Europa të financojë ushtrinë e saj me 800 mijë trupa. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë në katër vjet, duke përfshirë eksportet e naftës dhe furnizuesit kryesorë të pajisjeve ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos