Dramë mbi Athinë, kabina e avionit me 150 pasagjerë mbushet me tym pak pas nisjes

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 14:03 | Bota

Dramë mbi Athinë, kabina e avionit me 150 pasagjerë mbushet me

Një aeroplan Airbus i kompanisë ajrore private rumune "Carpatair", i cili po operonte në linjën Athinë-Riga, bëri një ulje emergjente këtë mëngjes në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, "Elefterios Venizelos".

Sipas mediave helene, avioni u rikthye pak minuta pasi u nis nga aeroporti në kryeqytetin e Greqisë, pasi në kabinën e pilotit u shfaq tym.

Sipas informacioneve, në avion ndodheshin 150 pasagjerë në bord, kur ndodhi incidenti.

Dramë mbi Athinë, kabina e avionit me 150 pasagjerë mbushet me

Piloti u detyrua ta kthente aeroplanin në aeroportin e Athinës menjëherë pas ngritjes, sipas të dhënave nga Flightradar24.

Siç raportohet, asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar në këtë incident. Ata janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sakaq, teknikët do ta inspektojnë avionin në aeroportin e Athinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos