Policia në Iran dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një gruaje, e cila po drejtonte një makinë pa vendosur perçe, duke e lënë atë të paralizuar përjetë.
Sipas Guardian, gruaja e quajtur Arezoo Badri po kthehej në shtëpinë e saj në qytetin Noor, kur policia tentoi ta ndalonte pas sinjalizimit që kishte marrë më herët.
Një organizatë për të drejtat e njeriut bën me dije, se gruaja, nënë e dy fëmijëve, ishte filmuar ditë më parë teksa drejtonte mjetin pa velin islamik, dhe targa e saj ishte raportuar në polici.
Arezoo mori një plagë në mushkëri dhe plumbi u hoq nga trupi i saj vetëm pas 10 ditësh, pasi ndërroi disa spitale. Momentalisht, ajo ndodhet në terapi intensive në spitalin Vali-e-Asr, që kontrollohet nga policia. (A2 Televizion)