Dronë në Moskë dhe Jaroslav, Zelenski nis operacionet kundër Rusisë, goditet dhe Ukraina

Nga Xhevahir Qardaku
19 Maj 2026, 12:01 | Bota

Dronë në Moskë dhe Jaroslav, Zelenski nis operacionet kundër

Shpërthen lufta midis Rusisë dhe Ukrainës. Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 315 dronë të nisur kundër rajoneve të ndryshme të vendit, përfshirë zonën e Moskës.

Kjo raportohet nga vetë ministria Ruse e Mbrojtjes. Ndër rajonet e synuara nga dronët ukrainas është Jaroslav, në verilindje të Moskës. Guvernatori rajonal konfirmoi se zona ishte sulmuar dhe se, për arsye sigurie, trafiku drejt kryeqytetit ishte pezulluar përkohësisht.

Sipas autoriteteve lokale, shumica e dronëve u kapën nga mbrojtja ajrore ruse, por njëri goditi një uzinë industriale, duke shkaktuar një zjarr që u shua më vonë nga shërbimet e emergjencës.

Nuk u raportuan viktima. Por bombardimet vazhdojnë edhe në qytetet ukrainase. Forcat ruse goditën Kharkivin me dronë kamikazë. Sipas autoriteteve lokale, të paktën tre persona u plagosën dhe mbi 25 ndërtesa banimi u dëmtuan.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos