Dronët rusë godasin Kievin, Zelensky: Lufta në Iran do ndikojë në mbrojtjen tonë

Nga Erjon Dervishi
3 Mars 2026, 15:25 | Bota

Me fillimin e luftës në Iran, situata në Ukrainë rrezikon të percipitojë më shumë. Në lagjen Shevchenkivskyi të Kharkiv, dritaret e pallateve të apartamenteve dhe makinat u dëmtuan nga mbeturinat e një droni të rrëzuar. Kryetari i bashkisë së qytetit, Igor Terekhov, e raportoi këtë në Telegram. "Ne morëm mbetje nga një dron armik në lagjen Shevchenkivskyi. Dritaret në pallatet e apartamenteve dhe disa makina u dëmtuan", thuhej në postim. Nuk pati të lënduar, tha kryetari i bashkisë.

Raportohet se Rusia ka nisur një sulm me dron në Kiev. Në kryeqytet, "u aktivizua mbrojtja ajrore dhe u dëgjuan shpërthime". Kryetari i bashkisë Vitali Klitschko u bëri thirrje banorëve të kërkojnë strehim: "Forcat e mbrojtjes ajrore po veprojnë".

Sakaq, bëhet me dije se, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur shqetësim për një mungesë të mundshme municionesh për sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit të tij në rast të një lufte të zgjatur me Iranin. "Nëse ka luftime të vazhdueshme në Lindjen e Mesme," u tha Zelenskyy gazetarëve, "kjo me siguri do të ketë një ndikim në mbrojtjen ajrore të Ukrainës". Ai shtoi: "Sigurisht, kjo çështje është në mendjen tonë dhe për këtë arsye jemi në kontakt me partnerët tanë.

Zelenskyy shprehu më tej shpresën se negociatat me Rusinë të planifikuara për këtë javë do të zhvillohen pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme. "Për shkak të luftimeve të vazhdueshme, nuk mund të konfirmojmë që takimi do të zhvillohet në Abu Dhabi, por askush nuk e ka anuluar atë", tha presidenti ukrainas. "Takimi supozohet të zhvillohet", shtoi ai. Nëse nuk është e mundur të zhvillohen negociatat në Abu Dhabi për shkak të luftës në rajon, Turqia ose Zvicra do të ishin vende alternative të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos