Aleatët e NATO-s do të përforcojnë kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse duke vendosur objektivë të rinj, ambicioz.
Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, pas javë para samitit të NATO-s në Holandë.
“Në këtë ministerial do të bëjmë një hap të madh përpara. Ne do të fuqizojmë parandalimin dhe mbrojtjen duke u dakordësuar mbi objektivë të ri ambicioz sa i përket kapaciteteve. Këto objektivë përcaktojnë se çfarë forcash dhe kapacitetesh konkrete aleatët duhet të sigurojnë për të fuqizuar parandalimin dhe mbrojtjen. Sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore, armatime me rreze të gjatë, logjistikë dhe formacione të mëdhatë manovrave tokësore janë mes prioriteteve tona kyçe. Na duhen më shumë resurse, forca dhe kapacitete në mënyrë që të përgatitemi për çdo kërcënim për të implimentuar plotësisht planet kolektive të mbrojtjes”, tha Rutte. (A2 Televizion)