“Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e mundur, e sjell vetëm unë

Nga Rosalba Bejdo
17 Maj 2025, 13:02 | Bota

“Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e

Pavarësisht se negociatat e shumë trumbetuara të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll dështuan të prodhonin ndonjë rezultat, presidenti amerikan Donald Trump beson se një marrëveshje është e mundur. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se paqja mund të arrihet vetëm nën drejtimin e tij, ndërsa thekson se Putin është i lodhur nga lufta në Ukrainë.

Sipas Trumpit një takim mes të dyve është i nevojshëm sa më shpejt.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Putin. Besoj do të arrijmë një marrëveshje. Ne duhet të ulemi së bashku dhe mendoj se me gjasë duhet ta planifikojmë një takim pasi jam i lodhur duke dërguar njerëz te tjerë, e gjithçka tjetër”.

Presidenti njoftoi edhe mundësinë e sanksioneve të reja në rastin e dështimit të negociatave, përfshire edhe masa dytësore kundër vendeve që vijojnë të blejnë naftë ruse.

Deklarata e Trump vjen disa ore pas bisedimeve të para të drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit në 3 vite, nën ndërmjetësimin e Turqisë.

Takimi mes delegacioneve të të dyja vendeve në Stamboll zgjati më pak se dy orë. Rusia u shpreh e kënaqur me bisedimet, por e vetmja arritje ishte dakordësimi për të shkëmbyer 1 mijë të burgosur lufte, që do të ishte më I madhi deri më tani.

Kievi, i cili kërkon që perëndimi të ndërmarrë sanksione më të ashpra ndaj Moskës nëse Putin nuk pranon një armëpushim 90 ditore  ka nisur lobimin te aleatët për veprim më të fortë ndaj Rusisë. Menjëherë pas përfundimit të bisedimeve, Zelenky i cili gjendej në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, tha në rrjetin social X se kishte folur në telefon me Trump, liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

Ai tha se Ukraina është gati të ndërmarrë hapa të shpejtë drejt paqes reale, ndër bëri thirrje për sanksione të ashpra nëse Rusia refuzon një armëpushim të plotë e pa kushte. Zyrtarë turq thanë se për momentin nuk është caktuar ndonjë vend, apo datë për mbajtjen e bisedimeve të reja, ndërsa delegacionet duhet që fillimisht të raportojnë tek liderët e tyre.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos