Një 19-vjeçar kinez ka qenë viktimë e një tradhtie të pabesueshme, pasi u shit papritur si skllav në Myanmar nga e dashura e tij, një marrëveshje që motra e tij tha se ai e kishte bërë me 17-vjeçaren, të cilin e takoi në një klub nate në vitin 2024.
Sipas mediave të huaja, vajza u shfaq në rrjetet sociale e veshur me rroba dhe çanta luksoze nga stilistë të famshëm (të cilat më vonë rezultuan të ishin të rreme), ndërsa e prezantonte veten si pasardhëse e një familjeje të pasur në Myanmar, duke thënë se prindërit e saj janë menaxherë investimesh për biznese.
17-vjeçarja e vuri në lëvizje planin e saj duke e bindur 19-vjeçarin e pavëmendshëm të shkonte në një udhëtim jashtë vendit, në Tajlandë dhe Mianmar, duke i premtuar se do t'i gjente një punë.
Kështu që shkurtin e kaluar, 19-vjeçari vendosi ta bënte këtë udhëtim në Bangkok, fshehurazi nga familja e tij, të cilët e zbuluan vetëm kur panë fotot në rrjetet sociale, shkruan A2 CNN.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç i priste i riu kinez në Tajlandë, kur i mituri u tërhoq zvarrë drejt kufirit Tajlandë-Myanmar dhe u braktis. Pak më vonë, u shfaq një person i armatosur, i cili i mori pasaportën dhe telefonin dhe e shoqëroi në një ndërtesë në Myanmar.
Kinezi 19-vjeçar u bind të bënte udhëtimin për në Tajlandë pa e ditur se çfarë kishte planifikuar e dashura e tij 17-vjeçare.
Atje, kokën ia rruanin dhe e detyronin të punonte 16 deri në 20 orë në ditë. Kur nuk arrinte t’i përmbushte objektivat, rrihej me një shufër metalike, mbyllej në një dhomë të errët dhe shpesh lihej pa ushqim. Abuzimi ishte aq i rëndë sa pas disa muajsh, 19-vjeçari humbi edhe dëgjimin.
Hapi tjetër në aventurën e 19-vjeçarit përfshinte shantazhin nga rrëmbyesit e tij për ta liruar, shkruan A2 CNN.
Familja e tij duhej të paguante 40,000 euro që i riu kinez të lirohej dhe të kthehej në shtëpi në qershor, pas katër muajsh në robëri.
Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua gjatë kthimit të saj në Kinë dhe tani po përballet me akuza për mashtrim, përcjell A2 CNN.
Familja e viktimës, e cila thotë se 19-vjeçari ende vuan nga ankthet, shpreson që 17-vjeçarja të marrë dënimin maksimal për tradhtinë e saj.
(A2 Televizion)