E pazakontë në SHBA, turma rrethon stacionin e policisë dhe dhunon vrasësin

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 07:59 | Bota

E pazakontë në SHBA, turma rrethon stacionin e policisë dhe

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në Manhattan, kur një turmë e inatosur njerëzish që kishte rrethuar një stacion policie dhunoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e një vajze 31 vjeçare.

Viktima u gjet pak ditë më parë e hedhur në plehrat e Manhattani e mbështjellë në një thes të zi.

Pamjet e kamerave të sigurisë filmuan një burrë në karrocë elektrike duke e tërhequr zvarrë trupin e saj për ta vendosur aty ku e gjeti policia.

Tre ditë më vonë, më 8 korrik, Chad Iris, u arrestua në lidhje me rastin.

Turma e mbledhur përpara stacionit të policisë bërtiste me zemërim për arrestimin e tij dhe shumë u përpoqën ta sulmonin. Policia nuk mundi t’i frenonte dhe burri u rrah për t’u dërguar më pas në spital.

A2 CNN Livestream

Latest Videos