Sulme ruse pas mbarimit të armëpushimit, shpërthime në disa rajone

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 08:18 | Bota

Sulme ruse pas mbarimit të armëpushimit, shpërthime në disa

Shpërthime u dëgjuan gjatë natës në disa rajone dhe qytete të Ukrainës nën sulmin e forcave të armatosura ruse, pas skadimit të armëpushimit të Pashkëve të shpallur nga Putin.

Forcat ajrore të Ukrainës lëshuan alarme sulmi për rajonin e Kievit, si dhe Kherson, Dnipropetrovsk, Cherkasy, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych tha se shpërthime ishin dëgjuar në qytet. Përveç kësaj, shpërthime të tjera ndodhën në Cherkasy, Kherson dhe rajonin e Odessa. Ato mund të ishin shkaktuar nga dronët ose raketat e lundrimit. Për momentin nuk ka informacione për dëme apo viktima.

Një alarm për sulm ajror është lëshuar edhe për Kievin. Drone të shumtë rusë janë drejtuar në kryeqytetin ukrainas, si dhe në qytete të tjera: nga Sumy në Chernikhiv, nga Dnipropetrovsk në Cherkasy. Këtë e ka bërë të ditur Forca Ajrore e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Telegram. Apelohen qytetarët që të shkojnë në strehimore. Kundërajrorët hynë në aksion.

Ushtria ruse nuk ka komentuar mbi sulmet e raportuara. Armëpushimi i shpallur nga Presidenti Vladimir Putin skadoi në mesnatën e së dielës me orën e Moskës. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos