Edukatorja “monstër” del në gjyq, pickoi dhe dhunoi 23 foshnje

Nga A2 CNN
9 Maj 2025, 14:28 | Bota

Edukatorja “monstër” del në gjyq, pickoi dhe dhunoi 23

Një punonjëse në një çerdhe private në Britaninë e Madhe, akuzohet se ka grushtuar, pickuar dhe goditur 23 foshnje, në sulme të dhunshme të kapura nga kamerat e sigurisë.

Edukatorja Roksana Lecka dyshohet se i la fëmijët me gërvishtje në fytyrë e qafë dhe shenja shpimi në pjesën e brendshme të këmbëve dhe barkut.

22-vjeçarja akuzohet për "dëmtim të rëndë" të foshnjave gjatë një periudhe gjashtëmujore, ndërsa punonte në çerdhen Riverside në Twickenham të Londrës Jugperëndimore.

Çerdhja, e cila kushton deri në 1,900 paund në muaj për t'u kujdesur për fëmijët e moshës midis 18 muajsh dhe dy vjeç, ndjek metodën e mësimdhënies Montessori.

Edukatorja “monstër” del në gjyq, pickoi dhe dhunoi 23

Anëtarët e jurisë në gjykatë dëgjuan se 23 nga fëmijët u lënduan në çerdhe, ndërsa akuza e 24-t për mizori ndaj fëmijëve i referohet një rasti që dyshohet se ka ndodhur përpara se Lecka të hetohej për rastet e fundit në një tjetër çerdhe.

Gjykata e Kurorës në Kingston dëgjoi se nuk kishte probleme të dukshme me mbrojtjen kur Lecka u punësua. Por verën e kaluar, kamerat e sigurisë të dhomës së foshnjave treguan 22-vjeçaren duke pickuar një fëmijë dhe atij i mbetën shenja të kuqe.

 

Në pamjet filmike të transmetuara në gjykatë, Lecka shihet gjithashtu duke i pickuar këmbët, shpinën dhe sqetullat një vajze, e cila shihet duke qarë.

Pamjet e mëtejshme thuhet se e treguan atë duke i shtrënguar njërën anë të fytyrës një vajze dhe duke i kapur flokët dhunshëm. Lecka mund të shihet duke përdorur cigare elektronike në një klip tjetër përpara se të merrte një foshnjë nga krevati dhe ta shtrëngonte e ta grushtonte në brinjë.

Edukatorja “monstër” del në gjyq, pickoi dhe dhunoi 23

Një nga foshnjet që u bë viktimë e edukatores së dhunshme ishte ulur në një tavolinë kur Lecka e pickoi vazhdimisht, duke e bërë vajzën të qante. Më pas ajo dyshohet se e kapi vogëlushen nga krahu dhe i tërhoqi flokët teksa koka e saj goditi tavolinën.

Një koleg raportoi se e pa edukatoren 22-vjeçare teksa sulmonte një djalë duke i shtrënguar këmbët dhe pas këtij denoncimi nga stafi nisi hetimi që shtyu drejtorin e shkollës të kontrollonte kamerat e sigurisë.

Në gjyq u tha se policia kontrolloi kamerat e sigurisë të një muaji dhe zbuloi se 23 foshnje ishin “trajtuar keq në një farë mënyre”.

Lecka u arrestua më 5 korrik të vitit të kaluar dhe në një deklaratë mohoi të ketë sulmuar ndonjë fëmijë në çerdhen Riverside.

Edukatorja “monstër” del në gjyq, pickoi dhe dhunoi 23

“Shkova në punë atë ditë dhe pata një ditë normale. Nuk pati aksidente ku ndonjë fëmijë dukej i lënduar. Ne kemi procedura për trajtimin e fëmijëve, të cilat i kam respektuar. Nuk jam në dijeni se si është shkaktuar ndonjë lëndim ndaj këtyre fëmijëve", tha ajo.

Lecka ka pranuar dy akuza për mizori ndaj fëmijëve, por mohon 21 vepra të tjera penale, ndërsa gjyqi vazhdon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos