Ekipet e shpëtimit në Liban: 30 të vrarë në sulmin izraelit në një ndërtesë apartamentesh

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 22:00 | Bota

Ekipet e shpëtimit në Liban: 30 të vrarë në sulmin

Ekipet e shpëtimit në Liban thanë se ishte e paqartë se sa njerëz ishin të zhdukur pas sulmit të së martës.

Sipas mediave të huaja, ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 30 personave të vrarë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë apartamentesh në jug të Bejrutit, thotë agjencia e Mbrojtjes Civile e Libanit.

Sulmi i së martës mbrëma shkatërroi njërën anë të ndërtesës katërkatëshe që thuhet se strehonte persona të zhvendosur në qytetin bregdetar të Barjas me shumicë myslimane sunite dhe shkaktoi një zjarr.

Ushtria izraelite tha se goditi "infrastrukturën terroriste" që i përkiste grupit të armatosur shiit Hezbollah.

30 persona të tjerë u vranë në sulmet izraelite rreth qytetit lindor të Baalbek të mërkurën, sipas guvernatorit lokal.

Ministria e Shëndetësisë në Liban bëri të ditur se rreth 3000 persona në Liban kanë humbur jetën që nga 7 tetori i vitit të kaluar, pas përplasjeve Izrael-Hezbollah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos