Ekspertja zbërthen sulmin SHBA–Izrael ndaj Iranit: U përfshi i gjithë rrjeti i spiunazhit

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 21:17 | Bota

Një koordinim tepër të sofistikuar e ka cilësuar ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Juxhina Sotiri sulmin e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Iranit. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ajo theksoi se në këtë operacion përveç forcës ushtarake, ka vepruar edhe një sistem inteligjence me informacione nga brenda Iranit.

“Bëhet fjalë për një fushatë ajrore tepër të sofistikuar dhe letale, me koordinim të lartë mes kapaciteteve ushtarake dhe rrjeteve të inteligjencës. Ka gjasa që informacioni të ketë ardhur edhe nga brenda Iranit”, u shpreh ajo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN , duke shtuar se në operacion mund të kenë pasur rol edhe vende të Gjirit Persik.

Ajo theksoi se u goditën nyjet kryesore logjistike të raketave balistike, strukturat e komandës dhe kontrollit, si dhe selitë e drejtuesve të Gardës Revolucionare Islamike.

“Targetimi apo qëllimi ka qenë rrëzimi i regjimit të ajatollahut dhe duket qartë që në këtë koordinim ku kemi një fushatë ajrore në mënyrë në një koreografi ku herë targetoheshin selitë qendrore të vetë komandantëve të regjimit, pra të Gardës Revolucionare Islamike dhe herë vendndodhjet e raketave balistike tregon që ka patur jo vetëm një forcë ushtarake që e mbante këtë lloj operacioni, por edhe një sistem inteligjence, pra informacioni që vinte nga vetë brenda nga Irani”, tha ekspertja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas ekspertes, ndërhyrja u justifikua nga SHBA si akt i dytë pas sulmeve 12-ditore ndaj bazave bërthamore iraniane, por objektivat shkuan përtej tyre.

“Ajo çka është pretenduar nga SHBA-ja është në fakt një akt i dytë mbas atij sulmi 12 ditor ku u targetuan forcat apo bazat bërthamore. Tashmë targetimi ishte së pari të gjitha këto nyjet më të rëndësishme logjistike që mbanin raketat bërthamore, por edhe komanda dhe kontrolli, pra le të themi selia qendrore e vetë e vetë regjimit”.

Ekspertja ngriti pikëpyetje mbi respektimin e Kartës së OKB-së dhe nenit 51 për vetëmbrojtjen, duke theksuar se praktika ndërkombëtare po hyn në kontradiktë me normat ligjore ekzistuese.

“Me konfliktet që kanë ndodhur si konflikti në Iran, problemet që lidhen me të drejtën ndërkombëtare pasi nuk janë ndjekur procedurat për shpalljen e luftës ose të paktën neni 51 i kartës së OKB-së ku një vend mund të vetëm mbrohet”, tha ajo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos