Emërohet Sekretarja e re e Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, kush është Heidi Alexander

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 12:59 | Bota

Emërohet Sekretarja e re e Transportit në Mbretërinë e

Është emëruar sekretarja e re e Transportit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, Downing Street sapo ka njoftuar se Heidi Alexander është sekretarja e re e Transportit, pas dorëheqjes së Louise Haigh.

Deputetja e Swindon South kishte shërbyer si ministre e Drejtësisë deri në emërimin e saj sot si sekretare e Transportit.

Ajo ishte nënkryetarja për transportin gjatë kohës kur Londra udhëhiqej nga kryebashkiaku Sadiq Khan, midis viteve 2018-2021.

Alexander ka një karrierë të gjatë në politikë para kësaj, pasi ka qenë deputete për Lewisham East nga 2010-2018, kur ajo ishte sekretare Shëndetësore në hije gjatë grevave të mjekëve të rinj.

Kujtojmë se Louise Haigh dha dorëheqjen pas një denoncimi të gabuar që ajo kishte bërë në Polici për vjedhje telefoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos