"Endrra" e Zelenskyt, Kremlini i djegur "shfaqet" prapa shpatullave të Presidentit ukrainas në zyrën e tij

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 21:37 | Bota

"Endrra" e Zelenskyt, Kremlini i djegur "shfaqet" prapa

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zbuluar se ai mban në zyrën e tij një pikturë që tregon Kremlinin duke u djegur.

Revista Time vizitoi Presidentin ukrainas dhe gjeti tre piktura në zyrën e tij, raporton A2 CNN.

Njëra tregon një anije luftarake ruse që fundoset në Detin e Zi, ndërsa tjetra tregon trupat ukrainase që luftojnë së fundmi në territorin rus.

E treta, e përshkruar si "e preferuara e Zelenskyt", tregon Kremlinin të përfshirë nga flakët.

"Secila ka të bëjë me fitoren," tha Zelensky për pikturat. "Ky është vendi ku jetoj", përfundoi ai.

Kujtojmë se megjithë premtimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës, duket se kjo gjë është ende larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos