Agjencia kryesore e inteligjencës e Ukrainës pretendon se Rusia po rekruton adoleshentë ukrainas për të kryer sulme terroriste.
Sipas mediave të huaja, agjencitë ruse të inteligjencës po u premtojnë fëmijëve para në mediat sociale për dërgimin e paketave, të cilat shpërthehen nga distanca, tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).
SBU tha se Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse përdori një djalë 15-vjeçar si një "vrasës" në Kharkiv dhe vrau një adoleshent në Ivano-Frankivsk, në Ukrainën perëndimore. Sky Neës nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
"Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës çdo ditë kundërshton përpjekjet e agjencive ruse të inteligjencës për të rekrutuar ukrainas të mitur dhe për t'i përdorur ata si një "mjet" për sulme terroriste," tha SBU, shkruan A2 CNN.
"Tani Rusia po kryen një gjueti të synuar për fëmijët në rrjetet sociale”, tha më tej SBU.
Javën e kaluar, prokurorët lituanianë fajësuan shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë për sulmin me zjarrvënie të kryer në një dyqan Ikea në Vilnius në vitin 2024. Dy të dyshuar ukrainas u arrestuan për këtë ngjarje. (A2 Televizion)