Sulmet e Ukrainës ndaj bombarduesve bërthamorë rusë, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 20:15 | Bota

Sulmet e Ukrainës ndaj bombarduesve bërthamorë rusë, vjen

Në SHBA, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i është përgjigjur pyetjeve mbi Ukrainën dhe është pyetur pse Presidenti Donald Trump ka heshtur për sulmin e fundit me dron të Ukrainës në bazat ajrore të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, ajo tha se “Mendimi i Trump për luftën në gjendjen aktuale është se ai mbetet pozitiv për progresin që kemi parë”.

Leavitt tha se Trump "i nxiti të dy udhëheqësit të ulen dhe të flasin me njëri-tjetrin" dhe që atëherë sipas saj, Rusia i ka dorëzuar palës ukrainase një memorandum paqeje dhe të dyja palët kanë rënë dakord për shkëmbimin e të burgosurve.

"Por ai [Trump] është gjithashtu realist dhe e kupton se këto janë dy vende që janë në luftë dhe kanë qenë në luftë për njëfarë kohe për shkak të paaftësisë dhe dobësisë së paraardhësit të tij", shton ajo, shkruan A2 CNN.

"Trump po punon shumë për të zgjidhur këtë konflikt", vijoi ajo më tej, shkruan A2 CNN.

E pyetur nëse Trump e miratoi vendimin e Ukrainës për të goditur bombarduesit bërthamorë në Rusi, ajo shton: “Do të doja që Presidenti të fliste vetë për këtë.”

Leavitt pyetet gjithashtu nëse Trump ishte informuar për sulmet me dronë ndaj Rusisë gjatë fundjavës, të cilës ajo i përgjigjet: "Ai nuk ishte".

Gjatë fundjavës, Ukraina nisi një sulm të paprecedentë ndaj bombarduesve me rreze të gjatë veprimi të Rusisë.

Zyrtarët e Kievit thanë se sulmi i së dielës dëmtoi ose shkatërroi më shumë se 40 avionë luftarakë në bazat ajrore thellë brenda Rusisë, duke përfshirë rajonet e largëta të Arktikut, Siberisë dhe Lindjes së Largët, më shumë se 4,300 milje larg Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos