Të tjera incidente kanë ndodhur ditët e fundit në Gaza, të lidhura me procesin e ri për shpërndarjen e ndihmave. Këto incidente vijnë pas paralajmërimeve të përsëritura mbi situatën humanitare në rajon.
Sipas mediave të huaja, SHBA-të dhe OKB-ja janë ndër ato që kanë ngritur shqetësime në lidhje me sasitë e ushqimit dhe furnizimeve që arrijnë te palestinezët.
Këto incidente vijnë ndërsa Izraeli nisi një ofensivë të re të madhe të quajtur "Operacioni Karrocat e Gideonit" muajin e kaluar, shkruan A2 CNN.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha disa kohë më parë se plani ishte të "merrte kontrollin" e Gazës.
Të dielën, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria e vendit po vepron në Gaza "me forcë të madhe".
“Unë i udhëzova IDF-në (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) që të vazhdojnë përpara kundër të gjitha objektivave, pavarësisht nga çdo negociatë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë, negociatat midis Izraelit dhe Hamasit kanë çuar në disa shkëmbime pengjesh, por një armëpushim dy-mujor i mëparshëm dështoi në fillim të këtij viti.
(A2 Televizion)