
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raporton se një nga viktimat u vra gjatë një serie sulmesh izraelite në qytetin Bazouriyeh.
Të paktën nëntë persona u plagosën në këto sulme dhe disa shtëpi si edhe një ndërtesë shkolle u dëmtuan rëndë.
Sipas NNA-së, dy persona u vranë gjithashtu në Nabatiyeh El Faouqa dhe në Sir El Gharbiyeh, ndërsa dy të tjerë u vranë në qytetin Choukine.
Do t’ju sjellim më shumë informacione sapo të kemi të tjera. (A2 Televizion)