Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

Nga A2 CNN
5 Gusht 2026, 14:53 | Bota

Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar sulmet e fundit ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke deklaruar se Moska duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Macron e cilësoi të papranueshme atë që ai e quajti “politikë terrori” nga ana e Rusisë dhe theksoi se Ukraina dhe aleatët e saj nuk do t’i nënshtrohen lodhjes apo presionit.

“Çdo sulm i ri përforcon të qartën: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin e saj dhe të mbahet përgjegjëse për krimet e saj”, shkroi Macron.

Presidenti francez tha gjithashtu se Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij do të vijojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve të reja, ndërsa do të forcojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos