Krisje me Donald Trump? Netanjahu: Izraeli nuk pajtohet me planin e SHBA për Gazën

Nga Xhevahir Qardaku
5 Gusht 2026, 15:10 | Bota

Krisje me Donald Trump? Netanjahu: Izraeli nuk pajtohet me planin e SHBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një video deklaratë në lidhje me një marrëveshje për Gazën që po promovon Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Në videon e tij, Netanyahu tha se Izraeli “nuk do të tërhiqet nga linjat aktuale derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht”, duke shtuar se marrëveshja është ende një draft me të cilin ai ende nuk është pajtuar.

Kryeministër i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi: “Unë qëndroj i vendosur në mbrojtjen e interesave tona të sigurisë. Ne nuk do të tërhiqemi nga linjat tona aktuale derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht. Kjo është e para. Së dyti, ne u kemi udhëzuar ushtarëve të IDF-së të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten, për të mbrojtur territorin tonë dhe për të mbrojtur qytetarët tanë. Së treti, Presidenti Trump dhe ekipi i tij mendojnë se mund ta detyrojnë Hamasin të çarmatoset dhe të demilitarizojë Gazën. Ne po e shqyrtojmë këtë. Ata na dërguan një draft. Ne nuk ramë dakord me të, nuk ishte drafti ynë. Ne u dërguam atyre komentet tona. Rastësisht, ne i dërguam komentet tona para fushatës mediatike mbi këtë çështje. Ky është qëndrimi ynë. Ne qëndrojmë të vendosur në mbrojtjen e interesave tona, si me mençuri ashtu edhe me vendosmëri.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos