
Një incident sigurie ka shkaktuar pezullimin e përkohshëm të operacioneve të fluturimeve gjatë natës në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi një dron është pikasur pranë një avioni ukrainas.
Lajmi është konfirmuar nga NATO për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e dronit dhe qëllimin e fluturimit të tij.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”, testet fillestare kanë ngritur dyshime se droni mund të ketë qenë i pajisur me materiale shpërthyese.
Sipas këtyre raportimeve, eksplozivi nuk ka shpërthyer për shkak të një defekti të mundshëm në sistemin e detonimit, shkruan A2CNN.
(A2 Televizion)