Eurovision në krizë, 4 shtete bojkotojnë festivalin për shkak të Izraelit

Nga Rosalba Bejdo
5 Dhjetor 2025, 12:02 | Bota

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia do të bojkotojnë Eurovizionin2026, pasi organizatorët vendosën të lejojnë pjesëmarrjen e izraelit në garë. Ato ishin mes vendeve që kishin bërë thirrje që Izraeli të përjashtohej, për shkak të luftës në gaza, dhe akuzave për shkelje të rregullave të neutralitet me fushata në mbështetje së përfaqësues së vet, Yuval Rafael.

Por në një takim në Gjeneve, ku u mbajt një votim lidhur me masat e reja mbrojtëse, një "shumicë e madhe" anëtarësh ranë dakord se nuk kishte nevojë për një votim të mëtejshëm mbi pjesëmarrjen dhe se Eurovision 2026 mund të vazhdonte sipas planit, tha Unioni Evropian i Transmetimit.

Siç u tha, ishin miratuar rregulla të reja që dekurajonin qeveritë të ndikonin në garë.

"Mendoj se është një ditë e rëndësishme për Eurovisionin .Është një rezultat që tregoi vullnetin për mbrojtje të neutralitetit të konkursit. Pati debat të thellë, të pasionuar, që tregoi se jetojmë në një botë vërtet komplekse. Por në fund të fundit u demonstrua se nuk janë qeveritë ato që marrin pjesë në Eurovision, janë artistët dhe transmetuesit e shërbimit publik", tha Martin Green, regjisor i Eurovision.

Fill pas njoftimit, Holanda, Spanja, Iralanda dhe Sllovenia njoftuan tërheqjen nga gara. Transmetuesi spanjoll RTVE, që udhëhoqi thirrjet për një votim të fshehtë lidhur me çështjen, tha se vendimi ka shtuar mosbesimin tek organizimi I festivalit. Sipas RTE në Irlandë pjesëmarrja ishte tani e pakuptimtë, duke konsideruar humbjet e mëdha të jetëve në Gaza dhe krizën humanitare që po rrezikon shumë civilë të tjerë.

Spanja është mes të ashtuquajturve 5 të mëdhenjtë, bashkë me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë e Madhe. Artistët e këtyre vendeve kalojnë direk në finale, pasi transmetuesit e tyre ofrojnë kontributin më të madh financiar për EBU.

Ekspertët thonë se festivali që ndiqet nga 150milion shikues në të gjithë botën është zhytur në krizën më të madhe që prej krijimit, dhe se integriteti i tij është në pikën më të ulët. Si qeveria ashtu edhe opozita në Izrael festuan përfshirjen e vendit në garë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos