Familjet e pengjeve izraelite kërkojnë që Trump të fitojë Çmimin Nobel për Paqen: Ka kontribut të pashembullt!

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 15:34 | Bota

Familjet e pengjeve izraelite kërkojnë që Trump të

Një grup që mbështet kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza po bën thirrje që Presidenti Donald Trump të shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqen, "për kontributet e tij të pashembullta në paqen globale".

Sipas mediave të huaja, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura i ka shkruar Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, duke thënë për planin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund konfliktit dhe për lirimin e pengjeve: "Për herë të parë në disa muaj, shpresojmë që makthi ynë më në fund do të mbarojë."

Në Gaza ka 48 pengje, 20 prej të cilëve mendohet se janë gjallë. Si pjesë e planit të Trump, këta pengje do të liroheshin në këmbim të qindra palestinezëve të ndaluar, shkruan A2 CNN.

“Gjatë këtij viti të kaluar, asnjë udhëheqës apo organizatë nuk ka kontribuar më shumë për paqen në mbarë botën sesa Presidenti Trump”, shtohet në letër.

Kujtojmë se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i këtij viti do të shpallet të premten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos