Në fushatën e zëvendës-Presidentes së SHBA, Kamala Harris në prag të Ditës së Zgjedhjeve, do të ketë një swrw eventesh të ndërlidhura "Get Out The Vote" në të gjithë shtetet e fushëbetejës, ku do tw shfaqen artistë dhe folës të famshëm.
Sipas mediave tw huaja, seria e organizimit të ngjarjeve në të shtatë shtetet e fushëbetejës "ka për qëllim të kapë entuziazmin e bazës" dhe secila ngjarje do të lidhet së bashku me një shfaqje kombëtare të transmetimit të drejtpërdrejtë.
“Ne do të kemi zyrtarë të zgjedhur, interpretues dhe folës që me të vërtetë arrijnë një rrjet kaq të gjerë në të gjitha platformat e mediave sociale, duke ndihmuar për t'u siguruar që mesazhi ynë të jetë i përhapur në këto orë të fundit për votuesit, që ndoshta janë më të vështirë për t'u arritur ose më pak të angazhuar”, u tha Kryetarja e fushatës Jen O'Malley Dillon gazetarëve të hënën, shkruan A2 CNN.
O'Malley shtoi se eventet kanë për qëllim të shërbejnë si “një mundësi masive mobilizimi dhe angazhimi vullnetar. (A2 Televizion)