Ideja e një tuneli që do të lidhë Siberinë në Rusi dhe Alaskën në SHBA, sipas propozimit të Moskës, nuk u prit me shumë entuziazëm nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.
"Nuk më pëlqen kjo gjë", tha udhëheqësi ukrainas në përgjigje të një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump para gazetarëve në Uashington gjatë takimit të tyre.
Përgjigja e Zelensky shkaktoi të qeshura tek Trump dhe pjesa tjetër e delegacionit amerikan.
Lajmi se ekziston një ide për tunelin SHBA-Rusi u përhap pas një telefonate midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Trump. I dërguari i posaçëm rus Kirill Dmitriyev shkroi të enjten për "tunelin Putin-Trump" që do të lidhë Euroazinë dhe Shtetet e Bashkuara nën Ngushticën e Beringut.
Duke folur me një kompani shpimi në pronësi të miliarderit dhe pronarit të ‘X’, Elon Musk , ai vlerësoi kostot e mundshme në më pak se tetë miliardë dollarë.
Ideja e një lidhjeje të tillë hekurudhore është më shumë se 100 vjeçare, por është refuzuar disa herë për shkak të kostove të mëdha dhe mungesës së plotë të infrastrukturës së transportit në rajonet polare. (A2 Televizion)