Zjarri përpin aeroportin, kryeqyteti mbulohet nga tymi i zi

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 18:16 | Bota

Zjarri përpin aeroportin, kryeqyteti mbulohet nga tymi i zi

Bangladeshi është në gatishmëri të lartë pasi një zjarr shpërtheu në zonën e ngarkesave të aeroportit ndërkombëtar “Hazrat Shahjalal”, në kryeqytetin Dhaka.

Flakët u përhapën me shpejtësi në zona të mëdha dhe zjarrfikësit prej tre orësh po luftojnë me flakët. Prej zjarrit përkohësisht të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor të vendit janë pezulluar.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet nga terminali i mallrave, duke mbuluar pjesën më të madhe të qiellit dhe duke krijuar një atmosferë mbytëse.

Sipas mediave lokale, disa zjarrfikës janë lënduar duke u përpjekur të vendosin nën kontroll flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos