Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë e zbulimit në SHBA studiojnë reagimin e Iranit

Nga Rosalba Bejdo
29 Prill 2026, 15:47 | Bota

Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë

Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së po studiojnë se si do të përgjigjej Irani në rast se Presidenti Donald Trump do të shpallte një fitore të njëanshme e do të tërhiqej në luftën që ka shkaktuar mijëra viktima dhe është bërë një barrë politike për Shtëpinë e Bardhë. Këtë e thanë dy zyrtarë amerikan dhe një person me njohuri mbi çështjen për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell A2 CNN.

Komuniteti i inteligjencës po analizon këtë pyetje, së bashku me të tjera, me kërkesë të zyrtarëve të lartë të administratës. Qëllimi është të kuptohet se çfarë do të ndodhte nëse Trump do të tërhiqej nga një konflikt që disa zyrtarë dhe këshilltarë e shohin si një rrezik për humbje të thella të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesit te mandatit, shkruan A2 CNN.

Ndërsa nuk është marrë ende një vendim , një deeskalim i shpejtë mund të lehtësonte presionin politik mbi presidentin, megjithatë kjo mund të linte pas një Iran të fuqizuar që mund të rindërtonte programin e tij bërthamore dhe raketor dhe të kërcënonte aleatët e SHBA-së në rajon. Nuk është e qartë se kur komuniteti i inteligjencës do përfundojë punën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos