
Forcat izraelite kanë lëshuar urdhra për shembjen e shtëpive palestineze në lagjen Silwan në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.
Guvernatori i Jerusalemit tha se urdhrat e shembjes janë vendosur për disa shtëpi në lagjen Ras al-Amud në Silwan, e cila ndodhet në jug të Xhamisë Al-Aksa, në një zonë ku tensionet janë veçanërisht të larta për shkak të ndjeshmërisë fetare dhe politike të zonës, përcjell A2CNN.
Këto urdhra vijnë në një moment kur raportohet gjithashtu rritje e operacioneve ushtarake, arrestimeve dhe kufizimeve të lëvizjes në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke reflektuar një përshkallëzim më të gjerë të situatës së sigurisë në territoret palestineze.
Autoritetet izraelite shpesh i justifikojnë shembjet me mungesë lejesh ndërtimi, ndërsa palestinezët dhe organizatat e të drejtave të njeriut i shohin këto masa si pjesë të një politike më të gjerë që ndikon në praninë dhe jetesën e komunitetit palestinez në Jeruzalemin Lindor. (A2 Televizion)