Çfarë po ndodh? Tjetër tërmet i fortë në Itali

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 22:01 | Bota

Çfarë po ndodh? Tjetër tërmet i fortë në Itali

Një tërmet i fortë u regjistrua në orën 20:37 në provincën e Foggia në Itali.

Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë ka ndodhur në zonën e Bregut të Garganos (Foggia), në një thellësi prej 1 km.

Tronditja u ndje qartë jo vetëm në pjesën më të madhe të Pulias, deri në Bari dhe Andria, por edhe në Molise dhe Abruzzo.

Paraprakisht nuk raportohen dëme, teksa shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos