Faza e dytë e planit Trump nisi, Izraeli çudit palestinezët, lëviz blloqet e verdha thellë në Gaza

Nga Xhevahir Qardaku
16 Janar 2026, 15:32 | Bota

Izraeli ka lëvizur blloqet, që supozohet se shënojnë linjën e kontrollit pas armëpushimit, më thellë brenda Rripit të Gazës në disa zona. Kjo ka ngjallur konfuzion mes palestinezëve. Imazhet satelitore të para dhe raportuar nga BBC, tregojnë të paktën 3 zona ku Izraeli ka zhvendosur blloqet e verdha.

Sipas kushteve të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara me Hamasi, Izraeli ka pranuar që të tërheqë trupat ushtarak pas vijës së shënuar me të vërdhë në hartë, që ilustrohet në terren përmes këtyre blloqeve të betonit.

Ministri i mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi në tetor se kushdo që do të kalonte këtë Vijë të Verdhë do të qëllohet me armë zjarri, përcjell A2. Që prej këtyre komenteve, një sërë incidentesh vdekjeprurëse kanë ndodhur në këto zona të verdha. Këto raportime vijnë pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan nisjen e fazës së dytë të planit të paqes, që nënkupton krijimin e një bordi qeverisës për Gazën dhe çarmatosjen e Hamasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos