Finlandezët për të 8-in vit më të lumturit në botë

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 10:20 | Bota

Finlandezët për të 8-in vit më të lumturit në

Finlanda kryeson edhe një herë Raportin Botëror të Lumturisë, i cili u publikua më 20 mars dhe mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.

Njerëzve në 143 vende u kërkohet në këtë raport të vlerësojnë jetesën e tyre në një shkallë nga zero në 10, ku 10-a përfaqëson jetën e tyre më të mirë të mundshme.

Finlanda mbetet në vendin e parë për të tetin vit radhazi, me një rezultat mesatar prej 7.75 e ndjekur nga Danimarka, Islanda dhe Suedia, ndërsa Afganistani mban vendin e fundit me 1.36.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Oksfordit dhe redaktori i Raportit të Lumturisë Botërore, Jan-Emmanuel De Neve, tha se ndër faktorët që kontribuan në mirëqenien e njerëzve ishte PBB për frymë, shpërndarja e pasurisë, një shtet i mirëqenies që ofron stabilitet psikologjik dhe një jetëgjatësi të shëndetshme.

De Neve tha se raporti tregoi gjithashtu një rritje të përgjithshme të ankthit, shqetësimit dhe stresit në mbarë botën.

Raporti vjetor i Lumturisë Botërore, i nisur në vitin 2012 për të mbështetur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, bazohet në të dhënat nga kompania amerikane e kërkimit të tregut Gallup, të analizuara nga një ekip global që tani drejtohet nga Universiteti i Oksfordit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos