
Ndërsa mësymja e Izraelit ndaj Palestinës vazhdon të rritet që nga 7 tetori, udhëheqësi i opinionit hebre, rabini Elhanan Beck, i cili ka bërë çdo herë deklarata anti-izraelite, i ka bërë thirrje popullit të Gazës e të gjithë rabinëve anti-sionistë, se bota është me ta.
“Izraeli dhe ata që e mbështesin janë përkrahës të djallit. Kjo nuk është një luftë fetare”, tha ai.
Mediat e huaja kanë sjellë në vëmendje një intervistë të tij në vitin 2021, kur Elhanan Beck tha:
"Nëna ime më thoshte se ne jetonim në një marrëdhënie të mirë me fqinjët tanë palestinezë, ne kujdeseshim për fëmijët. Në festat hebraike, ata i çojnë fëmijët te fqinjët myslimanë dhe më Ditët Islame i çojnë te fqinjët hebrenj. Nuk kishte problem. Nuk ka problem me fenë, problemi është me okupimin. Vrasja e njerëzve dhe vjedhja e tokës është problemi. Palestinezët nuk i urrejnë hebrenjtë. Ata urrejnë pushtuesit. Duhet të dimë se problemi nuk ka të bëjë me fenë”.
Rabini Elhanan Beck vazhdon t'i rezistojë shtypjes izraelite që ka filluar sërish që nga 7 tetori dhe të qëndrojë në krah të Palestinës. Duke bërë një deklaratë në shfaqjen e fundit ku mori pjesë, Beck tha se, masakrat e kryera nga Izraeli duke përdorur librin e sionistëve nuk kanë asnjë lidhje me fenë. (A2 Televizion)