
Ndërsa përleshjet mes ushtarëve dhe militantëve të Hamasit vazhdojnë prej disa javësh tanimë, të shumta janë imazhet që vijnë nga fronti i luftës. Së fundmi janë shpërndarë imazhet e momentit kur një nga militantët e Hamasit vrapon drejt një tanku izraelit në lëvizje dhe hedh brenda tij lëndë plasëse.
Në Gaza, herë pas here ka edhe përplasje të nxehta mes ushtarëve izraelitë dhe forcave të Hamasit. Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, i cili publikoi pamjet e atyre momenteve, ka shpërndarë së fundmi videon e momentit kur një person ka lënë një eksploziv brenda një tanku izraelit.
Crazy video showing Hamas fighter emerging from a tunnel and placing IED on IDF Merkava tank. pic.twitter.com/u1PnAUqosP
— Aldin ???????? (@aldin_aba) November 2, 2023
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, sulmuan Izraelin në mëngjesin e 7 tetorit. Ushtria izraelite nisi gjithashtu një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.
Më shumë se 13 mijë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Gaza në masakrën që zgjati për 40 ditë. Ndërkohë, rreth 6 mijë persona që mendohej se ishin të bllokuar nën rrënoja u raportuan të zhdukur. (A2 Televizion)