Forca ushtarake amerikane në Gjirin Persik, a mund ta “gjunjëzojë” Iranin?

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 17:52 | Bota

Forca ushtarake amerikane në Gjirin Persik, a mund ta

SHBA ka konsideruar gjithmonë Lindjen e Mesme si një zonë tejet strategjike dhe kjo tregohet edhe me prezencën e saj me trupa dhe armatime ushtarake. Ngjarjet e Pranverës Arabe, të cilat destabilizuan të gjithë rajonin, kanë bërë që SHBA-ja të ruajë autoritetin e saj si superfuqi, duke stacionuar atje një pjesë së ushtrisë së saj.

Aktualisht në Gjirin Persik, në bazat amerikane nëpër vendet aleate, ka 40000-50000 trupa, të shtrira në zona strategjike, të cilat kanë aftësi të sulmojnë, siç po ndodh me rastin e Iranit, por edhe të mbrojë vendet aleate, në këtë rast, shtetin e Izraelit.

SHBA-ja ka grumbulluar praninë e saj më të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme në dekada. Ky grumbullim historik përfshin dy grupe goditëse me aeroplanmbajtëse: USS Abraham Lincoln në Detin Arabik dhe USS Gerald R. Ford pranë brigjeve të Izraelit, të mbështetura nga më shumë se 150 avionë dhe dhjetëra anije luftarake.

USS Abraham Lincoln është një aeroplanmbajtëse 333 metra e gjatë, me energji bërthamore, që mund të mbajë rreth 80 deri në 90 avionë, përfshirë avionët luftarakë stealth F-35C Lightning II, F/A-18E/F Super Hornet dhe avionët e paralajmërimit të hershëm E-2D Advanced Hawkeye. USS Gerald R. Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, është e njëjta anije që më parë mbështeti operacionet ushtarake të SHBA-së në Venezuelë, përfshirë misionet e kryera nën Operacionin “Southern Spear”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos