Sulmi në Iran, Netanjahu bisedë telefonike me Trump-in

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 16:58 | Bota

Sulmi në Iran, Netanjahu bisedë telefonike me Trump-in

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu zhvilloi një telefonatë me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump të shtunën, tha zyra e udhëheqësit izraelit, pasi të dy vendet nisën sulmet ndaj Iranit, raporton A2CNN. 

“Netanjahu në bisedë me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump", tha zyra e Kryeministrit, duke publikuar një fotografi të tij duke folur në telefon.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan sot Iranin, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.

Sipas autoriteteve izraelite, operacioni kishte për qëllim eliminimin e kërcënimeve të lidhura me programin bërthamor dhe raketor të Teheranit, shkruan A2 CNN. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se sulmi ishte planifikuar prej muajsh në koordinim me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos