Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës (SOF) kanë njoftuar se kanë vrarë 50 ushtarë të Koresë së Veriut dhe kanë plagosur 47 të tjerë në rajonin Kursk të Rusisë gjatë tre ditëve të fundit. Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
“Ushtarët e Regjimentit të 8-të të Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës u uruan mirëseardhje trupave të Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë. Në tre ditët e fundit, operatorët SOF kanë vrarë 50 ushtarë armik dhe kanë plagosur 47”, thuhet në një mesazh të publikuar në Telegram.
Gjatë kësaj periudhe, njësitë e SOF-it goditën gjithashtu dy automjete të blinduara dhe dy makina, ndërsa luftimet në zonën operative të Kurskut po vazhdojnë. (A2 Televizion)