G7 arrin në draft-deklaratën mbi konfliktin Izrael-Iran, por Trump ende nuk e ka nënshkruar

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 17:11 | Bota

G7 arrin në draft-deklaratën mbi konfliktin Izrael-Iran, por Trump

G7 ka arritur një draft-deklaratë mbi konfliktin Izrael-Iran, por Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka nënshkruar ende atë.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësit botërorë janë takuar sot në Kanada, ku temë kryesore ka qenë konflikti Izrael-Iran.

Ky takim u la në hije nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe u pllakos nga frika se çfarë mund të bëjë Trump.

Drafti bën thirrje për uljen e tensioneve, por thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, shkruan A2 CNN.

Ai theksoi se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore dhe se udhëheqësit do të punojnë për të mbrojtur stabilitetin e tregut.

Nuk është e qartë se sa afër ose larg nënshkrimit të saj është udhëheqësi amerikan, por kujtojmë se ai në mënyrë famëkeqe braktisi një deklaratë të përbashkët të G7 gjatë mandatit të tij të parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos