Izraeli ka goditur një bazë ushtarake në në kryeqytetin e Iranit, në Teheranin perëndimor.
Sipas Sky Neës, lajmin e kanë bërë të ditur mediat shtetërore në Teheran. Agjencia iraniane e lajmeve Fars tha se sulmet aktivizuan sistemin e mbrojtjes ajrore.
Ndërkohë nuk ka të dhëna për viktima nga sulmi apo për dëme në bazën ushtarake, teksa në orët në vijim pritet të ketë më shumë informacione.
Kujtojmë se prej 4 ditësh Irani dhe Izraeli kanë sulmuar respektivisht njëri-tjetrin me raketa, dronë dhe avionë luftarak, ku kanë synuar kryesisht bazat ushtarake dhe objektet me rëndësi strategjike.
Konflikti mes dy vendeve rrezikon të zgjerohet në të gjithë Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë, pasi edhe shtete të tjera mund të përfshihen në luftë nga momenti në moment, shkruan A2 CNN.
Presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin dhe ai turk Erdogan, por edhe liderë të tjerë të botës perëndimore, kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin. (A2 Televizion)