Kancelari gjerman tha se solidariteti i Gjermanisë me Izraelin mbetet i pandryshuar pavarësisht vendimit të javës së kaluar për të ndaluar eksportet ushtarake, shkruan A2 CNN.
Ne një interviste për transmetuesin publik ARD Merz tha se vendimi i qeverisë së tij për të ndaluar dërgesat ishte në përgjigje të njoftimit “surprizë” nga Izraeli “për të përshkallëzuar përsëri konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës”.
Ndërkohë, Gjermania nuk mund të pranojë që çështjet territoriale midis Rusisë dhe Amerikës "të diskutohen ose madje të vendosen mbi kokat e europianëve dhe ukrainasve", tha Merz i cili supozon se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të jetë i përfshirë në takim". (A2 Televizion)