Kriza e urisë në Gaza, kilometra të tëra në këmbë për të mbajtur ''frymën gjallë''

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 19:33 | Bota
Kriza e urisë në Gaza, kilometra të tëra në

Kamionë të ngarkuar me ndihma hynë nga perëndimi i Beit Lahiya të Gazës të dielën ku njerëzit e zhvendosur u mblodhën për mbledhjen e ndihmave.

Palestinezët e zhvendosur mbanin çanta me miell dhe mallra të tjera ndërsa ecnin me kilometra për t'u çuar ushqim familjeve të tyre, shkruan A2 CNN.

"Do të dal të marr ushqim për fëmijët e mi dhe betohem se nuk kam as një kafshatë për te ngrënë", thotë njeri prej tyre.

Afërsisht 200 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza që nga fillimi i luftës, pothuajse gjysma e tyre kanë qenë fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës. Rreth 1,200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng në Gaza në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj komuniteteve jugore izraelite.

Më shumë se 61,000 palestinezë janë vrarë nga sulmi i Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos