“Gaza po përjeton katastrofë humanitare”- Erdogan nga Tirana thirrje BE: Punoni për armëpushimin atje! Netanyahu është arrogant

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 14:16 | Bota

“Gaza po përjeton katastrofë humanitare”- Erdogan nga

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë thirrje ditën e sotme për ndaljen e gjakderdhjes në Ukrainë dhe në Gaza.

Thirrjen Erdogan e bëri nga Tirana gjatë mbledhjes së Komunitetit Politik Europian, ku tha se në Gaza 2 milionë njerëz po vuajnë urie dhe mijëra të tjerë po vriten nga ajo të cilën ai e konsideroi si arrogancë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai tha se në të njëjtën mënyrë siç po kërkohet vendosja e paqes në Ukrainë, Europa duhet të kërkojë vendosjen e paqes edhe në Gaza, përmes një zgjidhjeje me 2 shtete.

“Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot gjithësecili po kontribuan me përpjekjet për një zgjidhje për të arritur armëpushimin gjithëpërfshirës. Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, inkurajimi i palëve pa iu imponuar asgjë, është shumë e rëndësishme, sa i takon një paqeje që zgjat. Unë kam zhvilluar takime më vete me Presidentin Trump, Zelenskyn, Putin, kryeministren Meloni, etj.

Zelensky ishte dje në Ankara, ku u vendos të nisen bisedime teknike, për herë të parë që nga marsi 2022. Ne besojmë se kjo mundësi nuk duhet humbur, për të shmangur gjakderdhjen. Ne mbështetemi te të gjithë partnerët tanë, për t’i mbajtur hapur kanalet e dialogut. Nuk ka humbës në një paqe të drejtë.

Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare gjatë kësaj kohe. Duhet t’i themi ndal kësaj. Qëndrimi i pakompromis dhe arrogant i Netanyahut rrezikon jo vetëm Gazën, por gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Ne presim që Europa të shfaqë interesin dhe aspiratën e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gaza.

Më shumë se 2 milionë njerëz po vuajnë urie në Gaza dhe nuk kemi asnjë veprim për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Objektivi ynë kryesor duhet të jetë zgjidhja me 2 shtete, që duhet të jetë e vetmja zgjidhja e qëndrueshme”, tha mes të tjerash Erdogan, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos